Bota “Serbia të njohë Kosovën”, Hoti pas letrës së Biden: Kur i ke...

“Serbia të njohë Kosovën”, Hoti pas letrës së Biden: Kur i ke miqtë e fortë … vera te dera

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit se Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka kërkuar Serbisë njohje reciproke me Kosovën.

Në një postim në mediat sociale Hoti shkruan se kur i ke miqtë e fortë vera është tek dera. Më tej ai falënderon Biden për mbështetjen që po i jep Kosovës

“Kur i ke miqtë e fortë … vera te dera. Ju kam paralajmëruar! Faleminderit President Biden! 🇺🇲”, shkruan Hoti.

Më herët në mediat serbe është publikuar një letër e Joe Biden drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe i kërkon njohjen reciproke me Kosovën. Sipas Biden, integrimi i Serbisë në BE varet nga marrëdhënia që do të ketë me Kosovën.