Sport Seria A, Milan mund Bolonjën dhe mban gjallë shpresën “Champions”

Seria A, Milan mund Bolonjën dhe mban gjallë shpresën “Champions”

Milan ka mundur me vështirësi Bolonjën në San Siro dhe mban ende gjallë shpresën për të kapur vendin e katërt, që do t’i jepte kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Suso dhe Borini shënuan për kuqezinjtë, përpara se Destro të shkurtonte diferencën, ndërkohë që Paqueta u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që kuqezinjtë të vuanin në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Gjithsesi, skuadra e Gattusos arriti të ruante avantazhin deri në fund, duke marrë 3 pikë që e çojnë në vendin e pestë në renditje me 59 pikë, po aq sa edhe Roma, 3 pikë larg Atalantës së vendit të katërt.