Bota Sërish horror në SHBA, makina futet mes turmës

Sërish horror në SHBA, makina futet mes turmës

Të paktën 12 persona kanë mbëtur të plagosur, pasi një makinë u fut në një turmë njerëzish, në paradën Mardi Gras, në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të lënduarit janë fëmijë nga mosha 12 deri në 17 vjeç, të cilët kanë pësuar fraktura të shumta, ndërsa 4 prej tyre mësohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Të rinjtë mësohet se janë nxënës të gjimnazit Gulf Shores dhe pjesë e bandës muzikore të kësaj shkolle. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin rezort të Gulf Shores, pak para nisjes së festimeve të Mardi Gras dhe zyrtarët vendosën anulimit të saj.

Sipas mediave lokale, automjeti që hyri në mes të turmës drejtohej nga një burrë në moshë.

Ai mësohet se është një 73 – vjeçar nga Fairhope, Alabama dhe drejtonte një kamionçinë.

Paraprakisht, mediat amerikane shkruajnë se dyshimet janë që kemi të bëjmë me një aksident tragjik.

Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi 25 – vjeçari Neilson Rizzuto u fut me kamion në mes të turmës duke plagosur 28 persona, mes tyre edhe një 3 – vjeçar, të cilët po shihnin paradën mardi Gras në New Orleans.