Kryesore Sërish lëkundje të forta tërmeti, epiqendra në Vorë

Sërish lëkundje të forta tërmeti, epiqendra në Vorë

Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:08.

Tërmeti është regjistruar me magnitudë 4 i shkallës Rihter dhe me epiqendër 5 kilometra në perëndim të Vorës.

Pasditen e së shtunës Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 duke shkaktuar shumë dëme material dhe disa të lënduar.

Përgjegjësi i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi, u shpreh sot se megjithëse nuk mund të kemi një parashikim të saktë, pas tërmetit 5.8 ballë të një dite më parë situata në vijim pritet të jetë më e qetë, pasi edhe intensiteti i lëkundjeve ka ardhur duke u ulur.