Bota Sërish rekord viktimash në Spanjë, 932 të vdekur në 24 orët e...

Sërish rekord viktimash në Spanjë, 932 të vdekur në 24 orët e fundit

Spanja, një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, ka regjistruar sot 932 vdekje të reja brenda 24 orësh nga COVID-19 duke e çuar totalin në 10 935, njoftoi sot Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

Për të dytën ditë me radhë, Spanja ka parë një shkallë të lartë vdekjesh, në mbi 900.

Kjo ishte edhe dita e shtatë radhazi që vendi ka regjistruar më shumë se 800 vdekje.

Ndërkohë, numri i infeksioneve të reja të konfirmuara u rrit me pothuajse 7 500 në një total prej afro 118 000.

”Por, pothuajse 4 000 pacientë të infektuar kanë dalë nga spitali të shëruar”, sipas të dhënave zyrtare.

Nga më shumë se 56 000 njerëz të trajtuar në spitalet spanjolle deri më sot, më shumë se 30 000 tani janë shëruar.