Uncategorized Sërish rritje e rasteve e rasteve të reja me Covid

Sërish rritje e rasteve e rasteve të reja me Covid

Numri i rasteve me COVID-19 është rritur sërish të enjten. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 132 raste të reja në 3601 testime të kryera, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz,  6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë.