Sport Sfida me Milanin, shansi i fundit për Di Francescon

Sfida me Milanin, shansi i fundit për Di Francescon

Në të vërtetë, një vendim i tillë nga ana e drejtuesve do të ishte krejtësisht i justifikuar nga opinioni sportiv dhe në këtë linjë mendimi është edhe Pallotta, që kërkon shkarkimin automatik të Eusebios.

Gjithsesi, ka një të papritur në këtë tablo, me Monchin që rreshtohet krah 49-vjeçarit italian, duke kërkuar që atij t’i jepet edhe një shans tjetër në sfidën ndaj Milanit.

Në këtë mënyrë, me drejtuesit e klubit të dyzuar, është vendosur se shansi i fundit për trajnerit do të jetë këtë të diel përballë kuqezinjve. 90 minuta kritike ato ndaj kuqezinjve, që do të vendosin për fatin e trajnerit në stolin e Romës.

Për këtë arsye, humbja ndaj Fiorentinës nuk jep verdiktin final, por është e qartë se në rast humbjeje ndaj Milanit Di Francesco është i shkarkuar.