Extra Shakohoxha flet për sherrin me Ilda Bejlerin: E mora në televizion, largimin...

Shakohoxha flet për sherrin me Ilda Bejlerin: E mora në televizion, largimin e përjetoi…

Dritan Shakohoxha ka reaguar për herë të parë për largimin e Ilda Bejlerit pas 11 vitesh nga SuperSport dhe për sherrin që u përfol mes tyre.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Pushime On Top’, Shakohoxha u shpreh se ka qenë ai i pari, që e ka marrë Ildën në televizion bashkë me djemtë e stafit.
Sipas komentatorit, gjatë gjithë këtyre viteve janë ndërruar shpesh personazhet dhe këtë verë ndodhi e njëjta gjë.

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner, përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion (Ildën), bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër.

E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste…”, tha Shakohoxha