Extra Shakohoxha tregon arsyen e vërtetë të largimit të Ildës dhe Borës nga...

Shakohoxha tregon arsyen e vërtetë të largimit të Ildës dhe Borës nga “Digitalb”

Prej disa javësh, në media u përfol gjatë largimi i moderatoreve Bora Zemani dhe Ilda Bejleri nga “Digitalb”, si dhe debati i kësaj të fundit me Dritan Shakohoxhën.

Shakohoxha u shpreh gjatë një interviste se ishte ai që i kishte thënë të largohej nga puna, ndërsa Ilda nuk duroi dhe tha se nga puna të heqin vetëm drejtuesit e televizioneve dhe jo komentatorët e ndeshjeve.

Pas thumbimeve të njëpasnjëshme, i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Shakohoxha ka folur për situatën me Ilda Bejlerin dhe largimin e Ildës dhe Bora Zemanit nga puna.

“Një person ikën nga puna të gjithë thonë Shako, Shako! Nuk është e vërtetë, si fillim jam më i gjati për fat të keq jam dhe më i madhi në moshë. Jam drejtor nuk kam se çfarë të bëj, jam drejtor i Supersportit.

Nuk është e vërtetë, unë nuk di të heq njeri nga puna. Unë jam gazetar sportiv dhe them trajner s’do bëhem dot kurrë, se do e kisha bërë skuadrën me njëzet lojtarë, nuk di me thënë do rri njeri në stol. Gjithsesi njerëzit s’kanë pse të rrinë në të njëjtin vend pune”- u shpreh ai sipas “Xing.al”.