Extra Sharon Stone: Pozova nudo për të marrë rolin në filmin “Basic Instinct”

Sharon Stone: Pozova nudo për të marrë rolin në filmin “Basic Instinct”

Aktorja e njohur Sharon Stone, ka pranuar se roli i saj ikonik në “Basic Instinct” nuk ka qenë i rastësishëm. Por ka qenë më tepër rezultat i një plani të mirëmenduar që përfshinte pozimin nudo për revistën Playboy.

Aktorja tashmë 62-vjeçare u bë e famshme në filmin triller erotik, ku luante rolin e një vajze e cila josh një detektiv, rol të cilin e kishte Michael Douglas.

Ky rol e bëri Sharon një simbol seksi të Hollivudit dhe tani ajo tregon se e gjitha ishte pjesë e ‘strategjisë’ së saj.

Në një intervistë për emisionin e bisedave të aktores Drew Barrymore, Sharon tha se ajo gjithmonë ka qenë njëri që punon me logjikë dhe strategji.

“Edhe kur doja rolin në Basic Instinct, vendosa që fillimisht të bëja një artikull për Playboy”.

Ajo kujtoi famën që fitoi pas performancës së saj në filmin e vitit 1992.

Sharon u shfaq në kopertinën e revistës Playboy në vitin 1990, duke pozuar topless e mbuluar vetëm me duar.