Bota SHBA, demokratët marrin Virginian dhe New Jerseyn

SHBA, demokratët marrin Virginian dhe New Jerseyn

Demokratët kanë shënuar dy fitore të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, në zgjedhjet e para mbarështetërore që prej ardhjes së presidentit Donald Trump në pushtet, në muajin janar.

Në Virginia, Ralph Northam mundi republikanin Ed Gillespie, në një garë të shenjuar nga përplasjet për emigracionin e deri te statujat e konfederatave.

Demokrati Phil Murphy, që mundi Kim Guadagno, do të jetë guvernatori i ri i New Jerseyt, ndërsa kryebashkiaku i Nju Jorkut, po nga radhët e kësaj partie, Bill De Blasio u rizgjodh bindshëm.

Me gati të gjitha votat e numëruara në Virginia, Northem ka siguruar 53.9 për qind të mbështetjes, kundër 44.9 për qind të rivalit të tij. Ai do të zëvendësojë tani guvernatorin popullor, Terry McAuliffe, gjithashtu një demokrat.

Votimi në Virginia konsiderohet historik, pasi qytetarët zgjodhën transgjinoren e parë si përfaqësuesin legjislative të shtetit. Gazetarja 32-vjeçare Danica Roem mundi mbështetësin veteran të Trumpit në një garë që u fokusua në çështje të trafikut.

Rivali Bob Marshall e ka përshkruar veten si kryehomofobin e Virginias. Në New Jersey, Murphy që kryesoi me 55.5 për qind të votave do të zëvendësojë republikanin Chris Christie, që ka mbajtur postin për 8 vite.

Rezultatet mund të sinjalizojnë sesi do të shkojnë zgjedhjet e mesit të mandatit, vitin e ardhshëm. Demokratët po lëngonin për të pasur diçka për të festuar pas mundjes në 4 zgjedhje të veçanta Kongresi këtë vit, pavarësisht kundërshtimeve gjithnjë e në rritje për presidentin amerikan Donald Trump.