Bota SHBA, dorëhiqet drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

SHBA, dorëhiqet drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

Drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Mike Dubke, ka dhënë dorëheqjen vetëm tre muaj pas marrjes në punë nga Presidenti Donald Trump.

Strategu republikan me shumë eksperiencë u vendos në këtë post në muajin mars me shpresën se do të ndryshonte fytyrën e këtij sektori.

Sekretari i shtypit, Sean Spicer do të vazhdojë ta mbajë postin pas largimit të Dubke-s, por mund të ketë lëvizje të tjera. Riorganizimi pason raportet se ekipi i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë ishte zhytur në pështjellim.

Dubke ka shtyrë largimin e tij derisa Presidenti Trump të kthehej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga turi i tij i parë jashtë kufijve që e çoi ne Lindjen e Mesme dhe Europë.

Mësohet se Trump ka qenë i pakënaqur me reagimin e Shtepisë së Bardhë në mesin e hetimeve të kongresit dhe FBI-së mbi lidhjet  e përfolura të disa zyrtarëve të tij të fushatës dhe komplotit të supozuar të Kremlinit për ta ndihmuar miliarderin të fitonte zgjedhjet presidenciale të nëntorit.