Bota SHBA, e gatshme të marrë kontrollin e Nokia/Ericsson për të penguar Huawei-n...

SHBA, e gatshme të marrë kontrollin e Nokia/Ericsson për të penguar Huawei-n në 5G

SHBA-ja, e ndihmuar nga aleatët e saj, do të parashikojë marrjen e kontrollit të pajisjeve të telekomunikacionit Nokia dhe Ericsson për të ndaluar kinezin Huawei në 5G dhe për të ulur rreziqet e spiunazhit, deklaroi sot ministri amerikan i Drejtësisë, Bill Barr.

“Për t’iu përgjigjur shqetësimeve për spiunazh nëse rrjetet 5G janë ndërtuar me teknologji kineze, disa kanë propozuar që SHBA-ja të marrë kontrollin e finlandezit, Nokia dhe të suedezit Ericsson, qoftë drejtpërdrejt, ose përmes një konsorciumi kompanish private amerikane e aleate dhe aleatët tanë më të afërt dhe ne vetë duhet ta konsiderojmë në mënyrë aktive këtë qasje”, theksoi Barr në një konferencë në Uashington.

Uashingtoni po zhvillon një fushatë aktive, madje edhe agresive,në përpjekje për të bindur aleatët e saj për të mos lejuar Huawei-n të marrë pjesë në ndërtimin e rrjetit 5G në vendet e tyre respektive.