Kosova SHBA e hapur për shkëmbim territoresh? Grenell kritikon portalin: Fake news, as...

SHBA e hapur për shkëmbim territoresh? Grenell kritikon portalin: Fake news, as më keni pyetur

Pas lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapura për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vjen një reagim i ashpër nga Richard Grenell, i dërguari i Donald Trump për dialogun mes dy vendeve.

Grenell, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar të martën. Ai e ka kritikuar portalin duke thënë që për raportimin e kësaj ideje duhej të pyetej edhe ai para se të publikohej artikulli.

“Lajm i rremë. Dhe, ju as që më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që do të pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, shkruan Grenell.