Kosova SHBA i ndryshon mendjen Kurtit, shtyhet me 48 orë vendimi për të...

SHBA i ndryshon mendjen Kurtit, shtyhet me 48 orë vendimi për të aplikuar gjobat për targat ilegale të serbëve

SHBA kanë detyruar kryeministri Albin Kurti, që të shtyjë me 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Vendimin për të mos aplikuar gjobat deri në 150 Euro ndaj serbëve të veriut që ende mbajnë targat ilegale, Kurti e ka marrë pas kërkesës publike të ambasadorit Hovenier.

Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Pas dështimit të bisedimeve në Bruksel ishte qeveria amerikane i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë lëshime dhe të mos rrezikonte “dekadat e paqes”.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën marrëveshje me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell për një zgjidhje të krizës së vazhdueshme në Kosovë”, ka thënë Zëdhënës i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Në këtë drejtim, administrata amerikane i ka kërkuar kryeministrit kosovar Albin Kurt dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç që të punojnë me BE për të arritur “një kompromis të drejtë”.

Shtetet e Bashkuara i kërkuan Qeverisë së Kosovës shtyrjen 48-orësh të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

“Si kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon tashmë të brishtë. Ne i bashkohemi BE-së për t’i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë çdo masë të planifikuar që do të rriste tensionet duke përfshirë vendosjen e gjobave për automjetet”, ka thënë Price.

Kurti ka premtuar se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme.

Bashkimi Evropian propozoi që Kosova të mos shqiptonte nga kjo e marte gjobat për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhonte targa të reja me emërtimin KM.

Ky propozim i BE-së u refuzua nga Kurti, ndërsa u përkrah nga Vuçiç.