Bota SHBA “mbërthehen” nga acari, ngrin kaskada e Niagarës

SHBA “mbërthehen” nga acari, ngrin kaskada e Niagarës

Kaskada e Niagarës e mbuluar nga akulli. Pamjet spektakolare u xhiruan me dron ditën e martën, ndërsa pjesa qendrore e verilindore e Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga acari e bora.

Shërbimi meteorologjik paralajmëroi për stuhi të rrezikshme dimërore  në rajonin lindor ku jetojnë rreth 100 milion njerëz.

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq rreth Shteteve të Bashkuara, përfshirë një 12 vjeçare në Çikago.

Në shumë zona lindore trashësia e borës ka arritur në 30 centimetra.  Në Minesota dhe Wisconsin temperaturat do të zbresin në -20 gradë celsius.

Stuhitë kanë shkaktuar probleme në qarkullim me qindra fluturime të anuluara.

Bora ka mbuluar edhe shumë qytete evropiane. Banorët e Parisit dhe Brukselit po e shijojnë pamjen e ofruar nga reshjet e para të borës për këtë sezon.