Kryesore SHBA: Mos u habisni nga sherri në Parlament, iku kryeprokurori që i...

SHBA: Mos u habisni nga sherri në Parlament, iku kryeprokurori që i mbronte

Ambasada e SHBA ka dënuar me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë.

Në një deklaratë të posaçme, Ambasada e quan të papranueshme hedhjen e granatave tymuese në Parlament.

Ambasada ka theksuar se shqiptarët nuk duhet nuk duhet të habiten që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin, pasi sipas ambasadës amerikane është larguar kryeprokurori që i mbronte.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para.

Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur.

Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.