Bota SHBA përgatitet për një “shutdown” të gjatë

SHBA përgatitet për një “shutdown” të gjatë

SHBA-ja përgatitet të përballet me një periudhë të gjatë të mosfunksionimit të disa administratave federale, pas dështimit të negociatave në Kongres për financimin e murit në kufirin meksikan, një premtim elektoral i presidentit Donald Trump, një “shutdown” që mund të zgjasë deri në janar, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

”Ka shumë mundësi që ‘shutdown’-i të zgjasë deri në Kongresin e ri që pritet të mblidhet për herë të parë më 3 janar”, u shpreh drejtori i Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, Mick Mulvaney për “Fox News”.

Negociatat për buxhetin federal, të pezulluara të shtunën, pritet të rinisin më 27 dhjetor.

Demokratët do të rimarrin në fillim të janarit kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, pas fitores në zgjedhjet e nëntorit, ndërsa republikanët do të kenë shumicën në Senat, gjë që parashikon negociata të vështira mes dy dhomave.