Bota SHBA sulmon qeverinë Haradinaj: Emërime politike me kriminelë

SHBA sulmon qeverinë Haradinaj: Emërime politike me kriminelë

| Nga American Eye
Shpërndaje

Ambasada Amerikane në Prishtinë kritikoi Kosovën për një seri emërimesh politike duke vënë në krye të posteve të rëndësishme zyrtarë të “pakualifikuar” të cilët kanë kryer dënime për krime lufte ose janë paditur për krime të rënda dhe për abuzime me pushtetin.

“Në një demokraci, individët e emëruar në pozita të nivelit të lartë duhet të projektojnë një imazh etike dhe të kualifikua. Për fat të keq, modeli i emërimeve të Kosovës paraqet të kundërtën “, tha Ambasada Amerikane në një deklaratë.

“Individë të pakualifikuar, ata që gjyqësori i ka ndëshkuar ose po ndjek në mënyrë aktive për krime të rënda, si dhe ata që kanë treguar gatishmëri për të vepruar pa u ndëshkuar dhe abuzuar me autoritetin e tyre, nuk kanë vend në zyrën publike”, vazhdon deklarata.

Ambasada reagoi ndaj raporteve të mediave për një sërë emërimesh të kohëve të fundit të individëve me të kaluar kriminale. Pasi Sylejman Selimi, i cili u shpall fajtor për krime lufte për torturimin e një të burgosuri u emërua si këshilltar politik i Kryeministrit Ramush Haradinaj në shkurt, Ambasadori Amerikan Philip Kosnett paralajmëroi se kriminelët e luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës.

Pasi ish-anëtari i UÇK-së Naser Shala u emërua në krye të Agjencisë Kosovare të Verifikimit të Pronave, ambasadat gjermane dhe britanike u ankuan se ai nuk ishte i kualifikuar për këtë post.

Kohët e fundit, Veton Ademi u emërua si inspektor në Administratën Tatimore të Kosovës të martën, duke pretenduar se e meritonte këtë post për anëtarësimin në Partinë e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pavarësisht kritikave të vazhdueshme ndërkombëtare për emërimet e pakualifikuara, këta kandidatë ende po zgjidhen për pozita të larta në sektorin publik.

Diplomatët britanikë thonë se qeveria ka vënë në krye të një sërë postesh të nivelit të lartë të sektorit publik gjatë dy viteve të fundit njerëz me kualifikime të dyshimta.