Bota SHBA, vdes nga koronavirusi një foshnje, por është ngjarje shumë e rrallë

SHBA, vdes nga koronavirusi një foshnje, por është ngjarje shumë e rrallë

Guvernatori i Illinois deklaroi se një foshnje rreth 1 vjeçare ka humbur jetën si i infektuar nga COVID-19, edhe pse në prani të disa problemeve të tjera shëndetësore.

Ky është një event tejet i rrallë, sepse statistikat tregojnë se COVID-19 nuk prek në mënyrë masive dhe serioze fëmijët.

“Nuk ka ndodhur më parë një vdekje e një foshnje me COVID-19. Po kryhet një ekzaminim i plotë për të kuptuar shkaqet e plota të vdekjes”, tha drejtori i Departamentit të Shëndetit Publik të Illinois Ngozi Ezike.

Doktori u shpreh për mediat se njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që të ndalojnë përhapjen e virusit vdekjeprurës. “Nëse nuk mbrojmë veten, të mbrojmë ata që nga rrethojnë”, u shpreh mjeku.

Edhe më parë është raportuar vdekja e një fëmije disa muajsh me COVID-19. Bëhet fjalë për një rast në Kinë, por siç shkruan BBC, ai kishte sëmundje të tjera të fshehura.