Politika Shefat e Shtabeve të NATO-s për herë të parë në Tiranë

Shefat e Shtabeve të NATO-s për herë të parë në Tiranë

Më 15 shtator, Shefat e Shtabeve të NATO-s do të takohen për herë të parë në Shqipëri.

Lajmi u konfirmua nga presidenti Ilir Meta gjatë ceremonisë së betimit të gjeneralit Bardhyl Kollçakut në krye të Forcave të Armatosura.

Po ashtu, Meta nënvizon mbështetjen për rritjen e financimeve për Forcat e Armatosura.

Ju garantoj për angazhimin tim, përkushtimi dhe patriotizmi bazuar në trinomin e shenjtë, detyra- nderi- atdheu, do të vlerësohen dhe promovohen sipas meritës. Ju garantoj për qëndrimin tim të palëkundur se çështjet e sigurisë, buxheti, kapaciteti operacional i FA dhe gjithë detyrimet në NATO do të mbështeten fuqishëm nga unë për 5 vite si president i vendit”,tha Meta.