Bota Shefi i CIA-s: Putini “i frustuar” pas parashikimeve të gabuara

Shefi i CIA-s: Putini “i frustuar” pas parashikimeve të gabuara

Drejtori i CIA-s, William Burns tha gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan se, presidenti rus Vladimir Putin është “i zemëruar dhe i frustruar tani”, ndërsa parashikoi se do të vinin javë të errëta në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Javët e ardhshme do të jenë “të pakëndshme”, dhe luftimet në qytete do të jenë edhe më keq se më parë, parashikoi Burns, duke shtuar se “Putini ndoshta do të bëjë një përpjekje tjetër dhe do të përpiqet të shtypë ushtrinë ukrainase pa marrë parasysh viktimat civile”.

“Agresioni i treguar nga Putini në aneksimin e Gadishullit të Krimesë në 2014 në fakt nxiti një dëshirë të fortë për pavarësi dhe sovranitet në Ukrainë. Për Putinin, sulmi ndaj Ukrainës ishte një çështje e bindjes së thellë personale. Për shumë vite me rradhë, një përzierje shpërthyese pikëllimi dhe ambicieje ka zier brenda tij”, shtoi ai.

“Ai ka krijuar një sistem në të cilin rrethi i tij i këshilltarëve po ngushtohet gjithnjë e më shumë. Covid-19 e bëri atë rreth edhe më të ngushtë”, tha Burns.