Shëndet Shefi i Pfizer: Më mirë një vaksine vjetore për Covid, se sa...

Shefi i Pfizer: Më mirë një vaksine vjetore për Covid, se sa doza të shpeshta përforcuese

Albert Bourla

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla deklaroi se një vaksinë vjetore për COVID-19 do të ishte  më mirë se sa të ofrohen doza të shpeshta përforcuese.

Vaksina COVID-19 e Pfizer/BioNtech ka treguar të jetë efektive kundër sëmundjeve të rënda dhe  fataliteteve të shkaktuara nga varianti Omicron, por më pak efektive në parandalimin e  transmetimit.

Në një intervistë  të fundit Bourla u pyet nëse ai parashikon që dozat përforcuese do të ofrohen rregullisht çdo katër deri në pesë muaj. “Nuk do të ishte një skenar i mirë. Unë shpresoj që të kemi një vaksinë që do të duhet ta bëjmë një herë në vit”, u shpreh ai.

“Ne po përpiqemi të shohim nëse mund të krijojmë një vaksinë që jep mbrojtje nga Omicron, por që është efektiv edhe për variantet e tjera dhe kjo mund të jetë një zgjidhje”, shtoi më tej ai.

Një studim paraprak i publikuar nga një qendër mjekësore në Izrael zbuloi se një dozë e katërt rrit antitrupat në nivele edhe më të larta se e treta, por nuk është e mjaftueshme për të shmangur Omicron.

22 milionë persona u infektuan, ndërsa 53 mijë humbën jetën nga koronavirusi në javën e fundit në mbarë globin.

Sipas të dhënave zyrtare Worldometers infektimet me Covid në rang global gjatë javës që lamë pas patën një rritje me 8 për qind krahasuar kjo me javën pararendëse, ndërsa fatalitet u rritën me 7 për qind.