Kryesore Shefja e ONM sqaron Vasilin dhe Gjoshën: Hera e fundit që përgjigjem,...

Shefja e ONM sqaron Vasilin dhe Gjoshën: Hera e fundit që përgjigjem, ne rekomandojmë ju vendosni

Në një letër sqaruese për rolin që do të ketë Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Genoveva Ruis Calavera sqaron se roli që do të ketë bordi, është i ngjashëm me një njësi menaxhimi të projektit për të lehtësuar punën e ekspertëve të huaj.

Në letër theksohet se vendimet përfundimtare për gjykatësit dhe prokurorët do të merren nga organet që do të ngrihen nga institucionet shqiptare, ndërsa rekomandimet do të jepen nga ekspertët e huaj.

Në letër, Genoveva Ruis Calavera thotë se nuk do të ketë më komunikime të ngjashme, por ajo do të përgjigjet vetëm para Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Grupi i ONM ka natyrë të pastër administrative. Detyra e tij nën udhëheqjen time mund të krahasohet me atë të njësisë së menaxhimit të projektit qëllimi i së cilës është të lehtësojë dhe të bashkojë punën e Komisionit Europian dhe të qeverisë së SHBA.

Së dyti më lejoni të theksoj se të gjitha rekomandimet në lidhje me zgjedhjen e kandidatëve për formimin e organeve të Vettingut dhe e ardhmja e procesit të Vettingut do të jetë nën mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtar ose do të emërohet nga ONM. Më lejoni të nënvizoj se ONM është një strukturë jo ekzekutive, detyra e të cilës është vetëm të monitorojë dhe të sigurojë rekomandimet përmes procesit të Vetingutt. Të gjitha vendimet ekzekutive i takojnë institucioneve ekzekutive të Shqipërisë”.

Së fundmi për të lehtësuar komunikimin dhe për të shmangur çdo lloj konfuzioni në të ardhmen sa i përket ONM do t’i referohem vetëm shkëmbimeve zyrtare”, thotë Calavera duke mbyllur letrën.

Gjatë dy javëve të fundit ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka shkruar dy letra për institucione kryesore në vend ku thekson se bordi i OMN cënon besueshmërinë e reformës në drejtësi.

Në letrën e dërguar në 20 shkurt Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe dy ambasadorëve, Lu e Vllahutin, ministri Vasili vlerëson se ka shkelje të Kushtetutës në marrëveshjen me qeverinë, për sa kohë ajo është nismë e paautorizuar nga qeveria e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.