Shëndet Shega, “armiku” i tumoreve

Shega, “armiku” i tumoreve

Përveçse njihet si një ndër frutat që bën mrekullinë me lëkurën tuaj, shega gjithashtu është “armiku” i tumoreve.

Studimet kanë zbuluar se kokrrat e shegës që përmbajnë potasium e ngadalësojnë plakjen.
Shega përbëhet 80% nga uji si dhe përmban vitaminë C dhe vitamina të grupit B, fibra, proteina, fosfor, magnez si dhe hekur.

Konsumi i rregullt i shegës ngadalëson plakjen dhe shfaqjen e rrudhave dhe kjo është një nga arsyet se pse është njëri nga përbërësit kryesorë për produketet në kozmetikë. Lëngu i shegës sipas një studimi të laboratorit të Kërkimeve Lipide të Qendrës Mjekësore të “Rambam di Haifa” në Izrael është toksik ndaj qelizave kancerogjene. Është shumë i përshtatshëm në rastet e tumoreve në gjoks.

Shega është në fakt një burim shumë i pasur me acid elaxhik. Ky acid sipas Institutit të kancerit në Universitetin Karolinës së Jugut çon në vdekjen e qelizave kancerogjene.

Qendrat shëndetësore prestigjioze në SHBA e rekomandojnë shegën dhe lëngun e saj për disa sëmundje:

  • Parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
  • Parandalimin e Kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës dhe të gjirit tek femrat.
  • Për uljen e kolesterolit në gjak.
  • Parandalon mbipeshën.
  • Lufton dëmtimin e qelizave; parandalon degradimin e ADN-së qelizore