Politika Shengeni Ballkanik/ Rama: Ka të bëjë me të ardhmen e popujve tanë

Shengeni Ballkanik/ Rama: Ka të bëjë me të ardhmen e popujve tanë

Kryeministri Edi Rama foli në samitin e BERZH mbi investimet 2020 për Shengenin Ballkanik.

Rama sqaroi se kjo bëhet jo vetëm për paqen, por për të ardhmen e popujve të Ballkanit.

“Mos harroni se deri në 2014, nuk ishim ulur kurrë në një takim të gjithë së bashku, për të ulur pa armë dhe pa urrejtje, pa gjakderdhje dhe për të ulur për të folur për të ardhmen. Tani na duhet të ecim përpara dhe ta shndërrojmë paqen në një instrument begatimi nuk është e lehtë, sepse është e shkuara. Kemi ende probleme të mëdha që duhen zgjidhur, ne po punojmë së bashku dhe po ecim përpara, që të jetë ndryshe nga ajo që trashëguam brez pas brezit. Kjo mendoj se është shumë e rëndësishme. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paqe, por për të ardhmen e popujve tanë”, tha Rama.