Extra Shenjat që tregojnë se partneri ka humbur interesin për ju

Shenjat që tregojnë se partneri ka humbur interesin për ju

Ndonjëherë marrëdhëniet mund të prishen për shkak të zemërimit, zënkave dhe emocioneve. Në raste të tjera, ndryshimet janë më graduale, derisa distanca e krijuar mes partnerëve zbeh marrëdhënien e tyre. Në disa raste partnerët mund të bëjnë tentativa për të rregulluar raportin e në disa raste të tjera mund vetëm ta shikojnë atë teksa shkatërrohet dhe të mos jenë në gjendje të bëjnë asgjë.

Cilat janë disa nga shenjat që partneri po humb interesin dhe çfarë mund të bëni për të vlerësuar situatën?

Partneri nuk ka kohë për ju

Nëse ndjeni sikur partneri juaj po ju shmanget ose nëse gjithmonë janë duke hedhur poshtë planet për një arsye apo një tjetër, mund të jetë shkak për shqetësim. Carrie Krawiec, terapiste martesore thotë se çiftet duhet të punojnë për të përcaktuar se çfarë përbën një kohë cilësore për njëri-tjetrin dhe ta bëjnë atë një përparësi. Çiftet duhet të kryejnë aktivitetet e preferuara të secilit prej partnerëve.

Mungon romanca

Edhe nëse po kaloni kohë me partnerin tuaj, kjo nuk do të thotë që shkëndija nuk është larguar. Partneri juaj mund të ndalojë së mbajturi dorën tuaj ose të jetë i dashur, nuk përpiqet të duket bukur para jush dhe seksi mund të jetë një kujtim i largët dhe i mjegullt. Të gjitha këto mund të jenë një shenjë që marrëdhënia juaj po zbehet. Krawiec thotë që të përqendroheni më pak në gjestet e mëdha dhe t’i kushtoni vëmendje gjesteve të vogla të përditshmërisë.

Nuk jeni prioritet për partnerin

Ju duhet të vini e para në marrëdhënie. Sigurisht, gjithmonë do të ketë raste kur fëmijët marrin përparësi, por numri një në çdo marrëdhënie duhet të jetë njëri-tjetri. Nëse partneri juaj është më i interesuar të jetë me miqtë dhe të përfshihet në hobi të tjerë, atëherë nuk po e merr seriozisht marrëdhënien. Për të arritur në rrënjën e kësaj, Krawiec thotë se është e rëndësishme të kuptoni se çfarë po e shtyn bashkëshortin të marrë aktivitete të tjera.

Nuk do të debatojë

Do të mendonit se e kundërta do të ishte e vërtetë, se debatimi mund të ishte një shenjë se martesa është në telashe. Por fakti është, mosmarrëveshjet ndodhin gjatë gjithë kohës në një marrëdhënie dhe nëse partneri juaj preferon të heshtë në vend që të flasë për një çështje, është shenjë shqetësimi. Mund të nënkuptojë që ata nuk janë më të interesuar të rregullojnë problemet në marrëdhënie. “Kur çiftet mund të zbulojnë, ngushëllojnë njëri-tjetrin, ata lëshojnë hormonet e stresit që janë të mira për dhënësin dhe marrësin. ”

Acarohet lehtësisht

Nëse partneri juaj po fillon të humbasë interesin, çdo gjë e vogël nisur që nga mënyra sesi ju përtypni ushqimin deri në tingullin e frymëmarrjes tuaj mund t’i largojë ata, duke shkaktuar zënka dhe mosmarrëveshje për çështjet më të parëndësishme. Kjo mund të jetë një shenjë e pakënaqësisë dhe trazirave nën sipërfaqen e marrëdhënies.

Përpiqet t’ju bezdisë

Kur një person ka humbur interesin në marrëdhënie, ai mund të bëjë me dashje gjëra për t’ju shqetësuar dhe larguar ju. “Kur të hiqni dorë përfundimisht,” thotë Schweyer, “ai do të të hedhë fajin dhe do të të thotë se nuk ishe mjaftueshëm e duruar ose nuk e do aq sa duhet për të mbajtur marrëdhëniet.” Nëse kjo ndodh, përballojeni me logjikë , rekomandon Schweyer. Pyeteni se cili është burimi i kësaj sjelljeje dhe çfarë i shqetëson. Nëse me të vërtetë dëshiron që marrëdhënia të funksionojë, ai do të gjejë një mënyrë për ta zgjidhur atë dhe të mos bëjë përsëri sjellje irrituese.