Aktualitet Shënohet viktima e parë nga i ftohti në Shqipëri

Shënohet viktima e parë nga i ftohti në Shqipëri

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në vendin tonë. Në fshatin Ravonik të Korçës është gjetur një person i pajetë në rrugë.

Viktima mendohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit, raporton ABC News, duke sqaruar se bëhet fjalë për 55-vjeçarin me iniciale J.P. Sipas policisë, 55-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e fshatit.

Trupi i viktimës është dërguar në morg për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore. Prej disa ditësh, Shqipëria është goditur nga moti i keq dhe reshjet e dëborës si pasojë e masave ajrore polare.