Aktualitet “Shërbeu si “universitet”, kjo ishte banda më e frikshme kriminale në Shqipëri”

“Shërbeu si “universitet”, kjo ishte banda më e frikshme kriminale në Shqipëri”

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, emisioni “Opinion” është fokusuar në historinë e bandave kriminale në Shqipëri.

Të ftuar gazetarë të kronikës dhe aktualitetit, kanë rrëfyer detaje se si lindën këto banda dhe cilat ishin më të rrezikshmet dhe më të bujshmet ndër vite.

Për gazetarin Artan Hoxha banda më e frikshme ishte ajo e “rrugës së Kavajës”, ndërsa personazhi më i bujshëm sipas tij ishte Fatmir Haklaj.

“Për mua, banda më jetëgjatë dhe më e frikshme dhe më me ndikim, ka qenë ajo që në fillim u quajt banda e rrugës së Kavajës, ajo u ca rrugës, por ai është një nga grupet që ka krijuar, prodhuar personazhe që për më shumë se dy dekada kanë qenë vazhdimisht aktivë, të rëndësishëm dhe janë aktualisht të rëndësishëm.

Po të shikojmë listën e bandës së Kavajës dhe të shikojmë sot kush e sundon, grupi që ne mendohemi mirë a i përmendim, a si përmendim dot… dhe si përmendim dot, ajo është një bandë, një organizatë shumë e sofistikuar. Ajo ka qenë si një lloj universiteti për botën e krimit në kryeqytet. Nga 1998 deri në 2001 ata kanë shkaktuar 23 të vrarë.

Kurse si personazh, për mua si personazhi më i frikshëm, më ndikues, më kureshtar për opinion, ngelet Fatmir Haklaj dhe ngjarjet që la pas… Në Tropojë, vetëm skenari që nisi në 5 Janar 1998 dhe deri në ngjarjes që kulmuan në vitin 2007- 2008, atje ka pasur 152 të vrarë”.