Aktualitet Shërbim i ri për ata që duan të blejnë makina të përdorura:...

Shërbim i ri për ata që duan të blejnë makina të përdorura: Verifikim direkt nëse është i vjedhur apo i aksidentuar 

Ata që duan të blejnë një automjet të përdorur tashmë kanë mundësinë që të bëjnë vetë verifikimin e mjetit, prejardhjen e tij dhe nëse ai është i vjedhur apo jo.

“DPSHTRR ofron për herë të parë një faqe të dedikuar, bazuar në eksperiencat më të mira të homologëve tanë, me website zyrtare e referime nëpërmjet të cilave mund të gjeni përgjigje të sakta për pyetje dhe të dhëna si:

-Cilat janë të dhënat teknike të mjetit?

-Cilat janë të dhënat mbi kilometrazhin e mjetit?

-Çfarë kategorie mjedisore është mjeti?

-A ka pasur mjeti ndonjë dëmtim?

-A ka mjeti ndonjë problem prodhimi?

-Cili ka qenë përdorimi i mëparshëm i mjetit?

-Është automjeti i regjistruar në databazën e automjeteve të vjedhura?

-Sa zotërues ka pasur mjeti? Verifiko Mjetin nëpërmjet Numrit të Shasisë!” njofton DPSHTRR.