Aktualitet Sherr mes shqiptarëve në Itali, 44-vjeçari përplas makinën në lokal

Sherr mes shqiptarëve në Itali, 44-vjeçari përplas makinën në lokal

Një sherr mes dy shqiptarëve për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi në Itali.

Kjo pasi një 44-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pas konfliktit mori makinën dhe e përplasi me derën e një lokali.

Nga përplasja mbeti i plagosur vetë drejtuesi shqiptar i mjetit dhe një shqiptar tjetër brenda ambientit të barit.

Për këtë të fundit nuk jepen shumë detaje në mediat italiane.

Ngjarja ndodhi pasditen e të dielës në Ponticelli. Të dy shqiptarët janë dërguar në spital për të marrë mjekimet e nevojshme.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e sherrit mes dy shqiptarëve.

Sipas tyre, 44-vjeçari ka marrë makinën e tij “Hyundai” tip fuoristradë dhe ka goditur hyrjen e barit duke përplasur fort një prej klientëve shqiptar.