Aktualitet Sherr në studio/ Çili-Bushatit: U mërzite me Fatos Nanon se të nxorri...

Sherr në studio/ Çili-Bushatit: U mërzite me Fatos Nanon se të nxorri nga lokali

Rriten tensionet në emisionin “Të Paekspozuarit”, mes të ftuarve, Henri Çili dhe Andi Bushati. Të dy kaluan në fyerje personale mes njërit-tjetrit.

Bushati: Ti hoqe Zhejin dhe Alfred Lelën, kur vendose ti shërbeje Edi Ramës.

Çili: U mërzite me Fatos Nanon sepse të nxorri nga lokali…

Bushati: Njerëzit qeshin me ty sepse thua se çdo 4-vjet duhet të fitojë kryeministri që më bën punë mua. Mua ma më vjen keq që njerëzit qeshin me ty. Ti je me Berishën në 21-janar dhe je me Ramën për kanabisin.

Çili: Ke financimet e tua okulte…

Bushati: Unë nuk kam as borxhe në banka, as jetën nuk e kam fallco dhe as nuk fsheh jetën time. Po pate turp për atë që je, unë nuk do dilja në tv.