Aktualitet Sherri në shkollën “1 Maji”, policia jep informacion zyrtar

Sherri në shkollën “1 Maji”, policia jep informacion zyrtar

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për sherrin që ndodhi në shkollën “1 Maji”, mbrëmjen e sotme.

“Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, shërbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të mëtejshme hetimore. Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë”, lexohet në njoftimin e policisë.