Aktualitet Sherri te gjimnazi “Çajupi” i kushton vendin e punës drejtoreshës së shkollës

Sherri te gjimnazi “Çajupi” i kushton vendin e punës drejtoreshës së shkollës

Sherri tek gjimnazi “Andon Zako Çajupi”, ku u përfshinë dy mësuese, i ka kushtuar vendin e punës drejtoreshës së shkollës, Vojsava Kumbulla, pasi ajo është shkarkuar nga ky pozicion.

Në vend të saj është caktuar nëndrejtoresha, e cila do të qëndrojë në këtë pozicion derisa të hapet konkursi për drejtuesin e ri të gjimnazit.

Konflikti banal mes dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi” rezultoi në një të arrestuar, 5 të proceduar dhe një në kërkim, ndërsa u pezulluan dy mësueset, Domenika Toptani dhe Elida Qenami derisa ngjarja të zbardhet plotësisht.