Aktualitet “Shes virgjërinë”/ Çmenden shqiptarët, 6500 oferta në 1 javë

“Shes virgjërinë”/ Çmenden shqiptarët, 6500 oferta në 1 javë

Emisioni “BOOM” ka investiguar mbi një temë shumë delikate.

Nëse një vajzë do të nxirrte në shitje virgjërinë a do të kishte shqiptarë që do të kërkonin ta blinin? Nëse po, sa do të ishin të gatshëm të paguanin? Cila do të ishte mosha e interesuar?

Një vajzë e infiltruar nga “BOOM” publikoi mesazhin në një faqe online.

“Jam një vajzë 22 vjeç. Deri tani nuk kam takuar shpirtin binjak dhe kam vendosur të shes virgjërinë. Për detaje më kontaktoni në këtë numër telefoni”.

Në vetëm një javë në numrin që vajza kishte vendosur në dispozicion mbërritën mbi 6500 telefonata nga persona të interesuar.

Mosha nga 19 deri 57 vjeç. Qindra sms dhe mesazhe në whatsapp.

Oferta më minimale ishte një rimbushje telefoni e ofruar nga një djalë nga Bulqiza, ndërsa maksimalja erdhi nga një emigrant i cili jetonte në Suedi dhe ishte gati të paguante 10 mijë euro. Mes personave të interesuar ishte dhe një i moshuar që ishte gati të ofronte 10 mijë lekë të reja, dikush ofroi makinë me qera për një vit.