Sport Shezni: Van Persi ishte arrogant, Nasrisë i dukej vetja gangster

Shezni: Van Persi ishte arrogant, Nasrisë i dukej vetja gangster

Portieri i Juventusit, Shezni, ka kujtuar të shkuarën e tij te Arsenali. Polaku është që prej vitit 2017 pjesën e bardhezinjve, por ai ka rezervuar disa komente pikante për ish-shokët e tij të skuadrës. I pari, sigurisht është Van Persi, sulmuesi i cili shkoi te Junajtid.

“Nuk më ka pëlqyer kurrë. Është një djalë shumë arrogant. Lojtar i shkëlqyer, por arrogant. Zgjodhi të shkonte te Junajtid, ku fitoi një titull, por vetëm kaq. Më pas përfundoi në Turqi dhe karriera e tij mori fund. Do të kishte arritur më shumë te Arsenali”, komenton Shezni.

Më tej ai flet edhe për Samir Nasri. “Ai ishte ndër ata tipat që mendonte se ishte ndonjë gangster. Çdo njeri ka njohur tipa të tillë në shkollë, që kishin disa shokë më të mëdhenj dhe kjo nuk është bukur”, shprehet portieri.

Hleb. “Mund të kishte arritur shumë më shumë gjëra në futboll. Kishte përpara një karrierë të madhe, por i pëlqente të konsumonte shumë alkool”.