Kuriozitete Shfarosja masive që nxiti kalimin te “gjaku i nxehtë”

Shfarosja masive që nxiti kalimin te “gjaku i nxehtë”

Gjitarët dhe zogjtë sot janë me gjak të ngrohtë dhe kjo shpesh merret si arsye për suksesin e tyre të madh.

Paleontologu i Universitetit të Bristolit, Mike Benton, identifikon në revistën “Gondwana Research” se paraardhësit e gjitarëve dhe zogjve u bënë gjak të ngrohtë në të njëjtën kohë, rreth 250 milion vjet më parë, në kohën kur jeta po rikuperohej nga zhdukja masive më e madhe e të gjitha kohërave.

Shfarosja masive Permian-Triasike vrau deri në 95 për qind të jetës dhe shumë pak të mbijetuar u përballën me një botë të trazuar, e goditur vazhdimisht nga krizat e ngrohjes globale dhe acidifikimit të oqeanit. Mbijetuan dy grupe kryesore tetrapodësh: sinapsidët dhe arkosaurët, duke përfshirë përkatësisht paraardhësit e gjitarëve dhe zogjve.

Paleontologët kishin identifikuar indikacione të gjakut të ftohtë, ose endotermisë teknike, në këta triasikë të mbijetuar, përfshirë prova për një diafragmë dhe mustaqe të mundshme te sinapsidet.

Kohët e fundit, prova të ngjashme për origjinën e hershme të pendëve te paraardhësit e dinosaurëve dhe zogjve kanë dalë në dritë. Si te sinapsidët, ashtu edhe në arkosaurët e Triasikut, struktura e kockave tregon karakteristikat e gjakut të nxehtë. Provat që paraardhësit e gjitarëve kishin qime që nga fillimi i Triasikut janë vënë në dyshim për një kohë të gjatë, por sugjerimi se arkosaurët kishin pendë rreth 250 milionë vite më parë është i ri.

Por një inidicie e fortë për këtë origjinë të papritur të gjakut të ftohtë si te sinapsidët, ashtu edhe te arkosaurët pikërisht në kohën e zhdukjes masive Permian-Triasike u gjet në 2009. Tai Kubo, atëherë një student që studionte gradën Master në Paleeologji në Bristol dhe Profesor Benton identifikoi se të gjithë tetrapodët e mesëm dhe të mëdhenj kaluan nga zvarritja në pozicionin e ngritur pikërisht në kufirin Permian-Triasik.

Studimi i tyre u bazua në gjurmët e fosilizuara. Ata vëzhguan kampione të qindra rrugëve fosile dhe Kubo dhe Benton u habitën kur panë ndryshimin e sjelljes që ndodhi menjëherë dhe jo dhjetëra miliona vjet, siç ishte sugjeruar. Ndodhi gjithashtu në të gjitha grupet, jo vetëm me paraardhësit e gjitarëve ose paraardhësit e zogjve.

“Amfibët dhe zvarranikët modernë janë zvarritës dhe i mbajnë gjymtyrët e tyre pjesërisht anash”, thotë prof. Benton.

“Zogjtë dhe gjitarët kanë posturë të ngritur, me gjymtyrët në pjesën e poshtme të trupit. Kjo i lejon ata të vrapojnë më shpejt, dhe veçanërisht më tej. Postura e ngritur dhe gjaku i nxehtë kanë përparësi të mëdha, por kostoja është që kafshët endoterme (me gjak të nxehtë dhe temperaturë konstante) duhet të hanë shumë më tepër sesa kafshët me gjak të ftohtë vetëm për të mbajtur kontrollin e temperaturës së brendshme”.

Provat se ndryshimi i sjelljes dhe origjina e hershme e qimeve dhe pendëve, të gjitha ndodhën në të njëjtën kohë, sugjeruan se ky ishte fillimi i një lloj ‘garekrahësh’. Në ekologji, garat të tilla ndodhin kur grabitqarët dhe preja duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin, dhe kur mund të ketë një përshkallëzim të përshtatjeve. Luani evolon për të vrapuar më shpejt, por antilopa gjithashtu evolon që të vrapojë më shpejt ose të përdridhet dhe të kthehet për të shpëtuar.

Diçka e tillë ndodhi në Triasik, nga 250 në 200 milion vjet më parë. Sot, kafshët me gjak të ngrohtë mund të jetojnë në të gjithë Tokën, madje edhe në zona të ftohta, dhe ato qëndrojnë aktive gjatë natës. Ata gjithashtu tregojnë kujdes intensiv prindëror, duke ushqyer foshnjat e tyre dhe duke i mësuar ata një sjellje komplekse dhe të zgjuar. Këto adaptime u dhanë zogjve dhe gjitarëve avantazhin ndaj amfibëve dhe zvarranikëve dhe i lejuan ata të mbizotëronin në më shumë pjesë të botës.

Profesori Benton shtoi: “Triasiku ishte një kohë e jashtëzakonshme në historinë e jetës në Tokë. Ju shihni zogj dhe gjitarë kudo në tokë sot, ndërsa amfibët dhe zvarranikët shpesh janë mjaft të fshehur. Ky revolucion në ekosisteme u shkaktua nga origjina e pavarur e endotermisë tek zogjtë dhe gjitarët, por deri vonë nuk e kuptuam se këto dy ngjarje mund të ishin të koordinuara. Kjo ndodhi sepse vetëm një numër i vogël speciesh mbijetuan nga zhdukja masive Permian-Triasike – mbijetesa e të cilit varej nga konkurrenca e fortë në një botë të vështirë. Për shkak se disa nga të mbijetuarit ishin tashmë endotermikë në një mënyrë primitive, të gjithë të tjerët duhej të bëheshin endotermike për të mbijetuar në botën e re me ritëm të shpejtë”.