Aktualitet Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, policia arreston dy persona

Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, policia arreston dy persona

Ditën e djeshme në emisionin ‘Stop” u bë publike historia e një vajzë 16-vjeçare, e cila shfrytëzohej për prostitucion.

Ajo ishte nënë e një fëmijë dhe me të ardhurat nga kjo punë mbante familjen.

Pas bërjes publike të kësaj historie, policia ka vënë në pranga dy persona në Korçë dhe është vënë në kërkim të katër të tjerëve.

“Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, duke marrë shkas, nga rasti i transmetuar në datën 15.10.2019, në emisionin investigativ “Stop”, bënë ndalimin e shtetasve Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç. Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin R.T, 19 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases K.K., 41 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në bashkëpunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares”, njoftoi policia.