Aktualitet Shfrytëzonte të miturin si lypës në Sarandë, arrestohet 50-vjeçarja

Shfrytëzonte të miturin si lypës në Sarandë, arrestohet 50-vjeçarja

Prej ditësh një 12-vjeçar ishte deklaruar i zhdukur nga familjarët, por i mituri u arrit të gjendjen në Sarandë pas shumë kërkimesh.

Policia bën me dije si i mituri me iniciale R.T. ishte larguar nga banesa e tij në Tiranë dhe u gjet në Sarandë. Po ashtu bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Ndërkohë mësohet se lidhur me zhdukjen e 12-vjeçarit është arrestuar një 50-vjeçare. Bukuroshe Muharremi është vënë në prangat e policisë pasi është konstatuar se ka shfrytëzuar të miturin për të lypur.

Tashmë për 50-vjeçaren rëndon akuza “Trafikimit i të miturve”. ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen.