Politika Shifra/ Sa para dhuroi Turqia për Shqipërinë

Shifra/ Sa para dhuroi Turqia për Shqipërinë

Sot po zhvillohet Konferenca e Donatorëve për Projektin e Rindërtimit pas tërmetit, në zonat e dëmtuara në Shqipëri, nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes 100 vendeve pjesëmarrëse në këtë Konferencë, merrte pjesë edhe Turqia. Qeveria turke zbuloi shifrat në ndihmë të Shqipërisë për rindërtimin nga tërmeti.

“Ndihma materiale, batanije, ushqime me vlerë më shumë se gjysëm milionë euro, ndihma humanitare për Shqipërinë, ka filluar pak kohë pas tërmetit dhe ka arritur deri në 900 mijë euro deri tani.

Presidenti Erdogan u ka bërë thirrje gjithë vendeve islamike për të ndihmuar Shqipërinë.

Qeveria turke do të ndërtojë 504 njësi banimi  në qytetin e Laçit.

Projekti i 504 njësive të banimit, do të shkojë më shumë se 40 milion euro. Turqia do të japë gjithashtu edhe 100 mijë euro, për rindërtimin e xhamijave të dëmtuara në zonat e prekura nga tërmeti.

Ndërkohë në total qeveria turke ka vendosur që për Shqipërinë të dhurojë 46.3 milion euro. E gjithë kjo shumë është në formën e granteve por edhe në natyrë.

Ndihma më e madhe për Shqipërinë, meqë është vend kandidat për në Bashkimin Europian, është që ti japim mbështetjen tonë, për tu bërë anëtare sa më shpejt”, tha përfaqësuesi i qeverisë turke.