Kosova Shifra shqetësuese në Kosovë, 22 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët...

Shifra shqetësuese në Kosovë, 22 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Pavarësisht uljes së numrit të testimeve për Covid-19, shifrat e të infektuarave në Kosovë mbeten të larta dhe tepër shqetësuese. Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë kryer 1510 teste të dyshuara, nga të cilat 627 kanë rezultuar pozitivë.

Lajmi konfirmohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili shton se përkundër kujdesit të mjekëve, 22 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 1062.

“Numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.784”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e buletinit ditor.

Rastet pozitive: Komuna Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë.