Bota Shifra të larta në Kosovë, mbi 1000 viktima nga Covid-19 që nga...

Shifra të larta në Kosovë, mbi 1000 viktima nga Covid-19 që nga nisja e pandemisë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 16 pacientë të prekur nga Covid-19, ndërsa nga 1505 testime të kryera, 626 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se 673 persona janë shëruar, duke e çuar listën e të shëruarve mbi 24 mijë.

Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625”, thekson IKSHPK-ja.

Rastet pozitive në Kosovë: Komuna Prishtinë 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Rahovec 9 raste, Obiliq 8 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Dragash 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Istog dhe Novobërdë.