Sport Shifrat/ Lionel Messi efikas sa e tërë skuadra e Realit

Shifrat/ Lionel Messi efikas sa e tërë skuadra e Realit

Lionel Messi me vlerën e tërë skuadrës së Realit të Madridit. Mund të duket e pabesueshme, por nëse u referohesh shifrave, gjithçka bëhet edhe më e qartë. Ylli i Barcelonës hapi rezultatin e ndeshjes për të tijtë në sfidën e radhës të La Liga-s, të dielën, kundër Getafes (2-1). Për të ishte goli i 16-të në këtë sezon në La Liga.

Po t’u shtosh finalizimeve të tij edhe 10 asiste, do të thotë se është përfshirë në 26 gola të Barcelonës. Ky numër është më i madh se golat e shënuar nga e gjithë skuadra e Real Madridit, këtë sezon.

Karim Benzema është golashënuesi kryesor i “Los Blancos” në La Liga, me shtatë gola. Gareth Bales dhe Sergio Ramos vijnë pas francezit, me nga katër gola secili. Mbrojtësi brazilian, Marcelo, ka shënuar 2 gola, ndërsa bashkëlojtari i tij 18-vjeçar, Vinicius Junior, i cili u transferua nga Flamengo në “Bernabeu” kohët e fundit, për 40 milionë euro, e ka gjetur rrugën e rrjetës një herë.

Nëse dekadën e fundit në La Liga njerëzit ishin mësuar të krahasonin Messi-n me Ronaldon, me largimin e luzitanit drejt Juves, krahasimi bëhet me tërë ekipin “Los Blancos”. Një e dhënë tronditëse që tregon rënien e menjëhershme të Realit duke mos patur më shërbimet e CR7.