Kryesore Shifrat mbeten të larta: 19 viktima nga Covid në 24 orët e...

Shifrat mbeten të larta: 19 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

Shifrat e rasteve të reja, si dhe të humbjeve të jetëve nga pandemia në Shqipëri mbeten të larta. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën me Covid dhe 19 qytetarë duke çuar numrin total të viktimave në 1,775.

“9 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shijaku, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 65-89 vjeç”.

Rastet e reja- Infektimet mbeten të larta, pasi janë konfirmuar dhe 986 raste të reja nga 3957 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 461 raste në Tiranë, 54 raste në Vlorë, 44 raste në Durrës, 41 raste në Fier, 39 raste në Librazhd, 31 raste në Elbasan, 24 raste në Krujë, 23 raste në Shkodër, Pogradec, 22 raste në Lushnje, 19 raste në Kuçovë dhe Tepelenë, 18 raste në Mallakastër dhe Lezhë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Mirditë, 12 raste në Berat, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Peqin, 8 raste në Kurbin dhe Gramsh, 7 raste në Kavajë, 5 raste Ura Vajgurore, 4 raste në Përmet, Kukës, 3 raste në Maliq, Shijak, Kolonjë, Himarë, Vau i Dejës, Pukë, Devoll, 2 raste në Vorë, Cërrik, Skrapar, Sarandë, 1 rast në Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, Dibër, Delvinë, Mat, Rrogozhinë, Has.

Situata në spitale- Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Vaksinimet- Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467 vaksinime antivCOVID. Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë.