Horoskopi Shihni “autostradën” holandeze për çiklistët që lidh dy qytete (Video)

Shihni “autostradën” holandeze për çiklistët që lidh dy qytete (Video)

Në Holandë, ekziston një korsi biçikletash që mund të quhet autostradë për biçiklistët, sipas gazetës britanike The Independent.

Kjo korsi e shpejtë për çiklistët është e ndarë nga rrugët ekzistuese. Kjo i bën ata shumë më të sigurt.

E quajtur RijinWaalpad, ajo është e gjatë 17 kilometra. Ajo lidh dy qytete – Arnhem dhe Nijmegen.

Autoritetet synojnë të ndërtojnë më shumë prej këtyre korsive të biçikletave.