Extra Shikoni çfarë bën ky fans i çmendur për të takuar Bebe Rexhën...

Shikoni çfarë bën ky fans i çmendur për të takuar Bebe Rexhën (Video)

Bebe Rexha ishte këtë fundjavë në Brazil, ku mbajti një koncert të paparë në Rio.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka publikuar një video nga performanca në Instagram, ku tregon dashurinë e madhe të fansave për të.

Njëri prej tyre madje, ishte aq i fiksuar për të takuar këngëtaren, saqë theu sigurimin dhe hyri për t’iu hedhur në qafë Bebe-s.

Rojet nxituan menjëherë për të nxjerrë prej aty, por Bebe e përqafoi dhe e lejoi madje të ngjitej me të në skenë, ku kishte për të performuar.

“I dua fansat e mi. Faleminderit Brazil”, shkruan Bebe në videon e publikuar ku shfaqet bashkë me fansin e saj të çmendur.