Extra Shishet e ujit që ripërdoren disa herë mbartin më shumë baktere sesa...

Shishet e ujit që ripërdoren disa herë mbartin më shumë baktere sesa tualeti

Shishet e ujit që ripërdoren disa herë janë kudo tashmë. Njerëzit i marrin me vete në punë, palestër dhe kur dalin për vrap apo shëtitje.

Në pamje të parë duket diçka me leverdi. Është një mënyrë që njerëzit të qëndrojnë të hidratuar gjithë kohës dhe ndihmon në mjedis, duke ulur numrin e shisheve plastike.

Por ka një problem. Për shkak se shumë njerëz e lajnë radhë shishen, një studim i ri ka zbuluar se shishet e ujit që ripërdoren mund të mbajnë deri në 40 mijë herë më shumë baktere se një tualet.

Studiuesit studiuan kapakun dhe pjesën lart të shisheve, të cilat janë të vështira për t’u larë mirë dhe kërkojnë kohë, ndërkohë që shumë prej njerëzve që i përdorin, vetëm i shpërlajnë shishet.

Studiuesit gjithashtu fshinë disa sende shtëpiake të përdorura shpesh, duke përfshirë tualetet, tasat e qenve, “mausin” e kompjuterit dhe lavamanët e kuzhinës.

Studiuesit dolën në përfundimin se shishet e ujit mund të mbajnë deri në 40,000 herë më shumë baktere sesa një tualet. Ata zbuluan gjithashtu 14 herë më shumë baktere në shishe se tasi me ujë i një qeni dhe dy herë më shumë se një lavaman standard i kuzhinës.

Studiuesit u kërkuan përdoruesve të shisheve të ujit që ti lajnë çdo ditë me ujë të valuar, për të shmangur rritjen e baktereve. Por një sondazh me 1000 amerikanë tregoi se vetëm 42% thanë se lanin shishet e tyre çdo ditë.