Bota Shiten 21 makina nga koleksioni i Paul Walker-it: Më e shtrenjta, një...

Shiten 21 makina nga koleksioni i Paul Walker-it: Më e shtrenjta, një BMW e ’95-ës (VIDEO)

21 automjete në pronësi të aktorit të vdekur tragjikisht në aksident automobilistik, Paul Walker, i njohur më shumë për rolin e tij në ekskluzivitetin e filmit popullor Fast and the Furious, u shitën për 2.33 milion dollarë në një ankand vjetor të makinave në Arizona.

Koleksioni Walker përbëhej nga 18 makina dhe tre motoçikleta nga periudha të ndryshme automobilistike, dhe më e vjetra prej tyre, një BMW M3 e vitit 1995, morri ofertën më të lartë prej 385,000 dollarë në ankandin njëjavor të të famshmit Scottsdale Barrett-Jackson t në Scottsdale.

Një nga të preferuarat e audiencës ishte dhe Nissan 370Z e vitit 2009, e cila u shfaq në filmin Fast Five. Automjeti u shit të enjten për  105.600 dollarë, çmimi më i lartë i ankandit ndonjëherë për këtë lloj.

Të shtunën, një makinë Ford Boss 302S e vitit 2013 që nuk u përdor kurrë në gara u shit për 95,700 dollarë, të cilën Walker e kishte marrë dhuratë.

Të gjitha të ardhurat nga shitja e automjetit shkojnë në një fondacion të drejtuar nga vajza 20-vjeçare e Walker-it, Meadow.

Paul Walker vdiq në 30 nëntor 2013 në një aksident automobilistik në rrugën e kthimit të tij nga një mbrëmje bamirësie ku morri pjesë.