Extra Shiten për 500 000 euro tre letra të Napoleonit për Jozefinën

Shiten për 500 000 euro tre letra të Napoleonit për Jozefinën

Tre letra dashurie të shkruara nga Napoleon Bonaparti dhe bashkëshortja e tij, Jozefina mes viteve 1796 dhe 1804 u shitën për 513 500 euro sot në ankand në Paris, njoftoi shtëpia e shitjeve “Drouot”.

“Asnjë letër nga ti, e dashura ime e adhurueshme; duhet të jesh e e zënë me gjëra shumë të ëmbla përderisa ke harruar bashkëshortin tënd që në mes të çështjeve dhe lodhjeve më eksesive vetëm të mendon dhe të dëshiron (…) Jam i izoluar. Ti më ke harruar. Kanë kaluar tetë ditë që qëndroj mbi kal. Aspak netë, aspak pushim, aspak gjumë”, i shkruan gjenerali Bonapart më 18 prill 1796 Jozefinës, gjatë fushatës në Itali, sipas një ekstrakti nga një prej tre letrave të shitura.