Extra Shitet makina më e shtrenjtë në botë (FOTO)

Shitet makina më e shtrenjtë në botë (FOTO)

Bugatti ka krijuar dhe ka shitur makinën më të shtrenjtë në histori për gati 18 milionë euro. “La Voiture Noire”, që do të thotë “Makina e Zezë”, u ndërtua për të festuar 110-vjetorin e krijimit të firmës, dhe emri nderon rrënjët franceze.

“Bugatti” u themelua si kompani franceze në vitin 1909 nga dizenjuesi italian Ettore Bugatti, në qytetin Molsheim të Alsasës, Francë, por që në atë kohë i përkiste Gjermanisë.

Përveç kësaj, ky model shërben për të përkujtuar Type 57 Atlantic Coupe, në vitet 1930, të dizenjuara nga djali i Ettore Bugatti-t, Zhani, të cilën ai e quajti “La Voiture Noire”.